Kurti për Al Jazeera: Nuk mendoj se NATO do të largohet nga Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk mendon që forcat e NATO-s do të largohen nga Kosova.

Ai këto komente i bëri në mediumin “Al Jazeera”, të cilët e pyeten nëse Kosova mund të jetë në radhë për largim të trupave amerikane pas asaj që ndodhi në Afganistan, raporton Al Jazeera.

Kurti potencoi se NATO intervenoi në Kosovë me një mision të qartë, të mos na lërë në duar të Serbisë.

“Nuk mendojë se NATO do të largohet nga Kosova sepse ata intervenuan këtu dhe misioni ishte shumë i qartë, të çlirojnë Kosovën që të mos bie prapë në duart e Serbisë, që është shumë e afërt me federatën ruse”, ka thënë Kurti.

Kryeministri potencoi se një prej arsyeve kyçe pse NATO ekziston është vetë Rusia, ai potencoi se Kosova ka qëllim të bëhet pjesë e aleancës NATO dhe kjo nuk është situatë e ngjashme me Afganistanin.

“Një prej arsyeve kyçe pse NATO ekziston është rreziku nga Rusia dhe pas samitit të NATO-s më 14 korrik në Bruksel është më e qartë se kurrë se NATO është këtu për të qëndruar. Ne duam të bëhemi pjesë e NATO-s prandaj situarta është krejt ndryshe me atë të Afganistanit”, theksoi tutje Kurti.

Kurse për refugjatët afganë, Kurti tha se qëndrimi i tyre në Kosovë do jetë për një vit maksimum.

“Sipas bisedimeve jemi dakorduar për pranimin e 2 mijë refugjatëve afganë, deri tani në Kosovë kanë arritur 683. Koha e tyre e qëndrimit këtu pritet të jetë për një vit maksimumi”, tha Kurti.