Albin Kurti dhe Rozeta Hajdari në konferencë për media | Foto: Kallxo.com

Kurti për aksidentin e Rozeta Hajdarit: Policia e ka rastin, gjithçka do të sqarohet shumë shpejtë

Kryeministri Albin Kurti ka folur në lidhje me aksidentin në të cilën ishte përfshirë ditë më parë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari.

Kurti tha se nuk ka informacione të tjera përveç sqarimeve që i ka ofruar Hajdari, ndërsa ka thënë se i beson asaj.

Kryeministri tha se Policia e ka rastin dhe beson se gjithçka do të sqarohet.

“Më lejoni të shpreh keqardhje në lidhje me aksidentin që është lënduar një fëmijë, nuk kam informacione të tjera përveç sqarimeve që i ka dhënë ministrja Rozeta Hajdari dhe më duhet të them se i besoj, dhe me çka kam kuptuar është se nuk ka shenja të frenimit në asfalt, që do të thotë se nuk ka pasur shpejtësi më tepër se që duhet. Policia e ka rastin, kamerat e marketit janë aty dhe besoj që gjithçka do të sqarohet shumë shpejtë”.

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, të dielën e 10 prillit është përfshirë në një aksident trafiku teksa po drejtonte veturën e saj personale, në të cilin aksident gjithashtu ishin përfishirë edhe dy fëmijë.

Ministrja Rozeta Hajdari flet për aksidentin në trafik në të cilin u përfshi