Kurti pas takimit me ministren gjermane: Vizitat e shpeshta rikonfirmojnë marrëdhëniet mes vendeve tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me ministren e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht, tha se këto vizita të shpeshta rikonfirmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Vizitat e shpeshta rikonfirmojnë marrëdhëniet mes vendeve tona. Gjermania jo vetëm që është aleati ynë por edhe shtëpia e më shumë se 400 mijë bashkatdhetarëve tanë. Biseduam për mbështetjen qe mora nga kancelari për anëtarësim në KE dhe për liberalizimin e vizave”, tha ai.

Kurti theksoi se kanë diskutuar edhe për dialogun me Serbinë, duke shtuar se  ka kërkuar nga Gjermania përkrahje gjatë përgatitjes për anëtarësim në Kartën e Adriatikut.

“Diskutuam se si Gjermania ka ndikuar në ndërtimin e FSK, ministres i kërkova përkrahje për përgatitje për Kartën e Adriatikut, Biseduam për procesin e bisedimeve me Serbinë, dhe ritheksova qe dialogu duhet të jetë parimor, me një marrëveshje qe e ka njohjen reciproke në qendër”, tha ai.