Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti, pas SHBA-së në Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka udhëtuar sot për në Zvicër.

Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos në Zvicër.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë si dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”.

“Gjatë qëndrimit në Zvicër, kryeministri Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën tone”, thuhet në njoftim.