Kurti: Pas rritjes së rendimentit verës, po shtohen të mbjellat vjeshtës

Në vizitën e tij në fshatin Miresh të Komunës së Gjilanit së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci kryeministri Albin Kurti ka thënë se këtë vjeshtë po shtohen mbjelljet.

“Pas korrje-shirjeve vjen mbjellja e re. Nga 5 deri me 30 tetor është koha ideale për drithërat. Këtë po e bën bujku Osman Osmani nga Mireshi i Gjilanit, i cili tash e tetë ditë po lavron, ku sivjet po i mbjellë 10 hektarë me grurë e 10 të tjera me misër”- ka shkruar Kurti në facebook.

Kurti ka theksuar se shtimi i mbjelljeve po vie pas ndihmës që qeveria i ka dhënë për fermerët.

“Pas rritjes së rendimentit këtë verë, po shtohen edhe mbjelljet këtë vjeshtë. Në vitin 2022 është rritur për 15.5% sipërfaqja e mbjellur me grurë dhe për 91% ajo me misër. Krahasuar me 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216% për hektar, kurse për atë të misrit 119% për hektar”- ka shkruar Kurti.

Kurti në postimin në facebook, është përkujdesur që të ironizoj me insistimin e gazetares për të marr përgjigje për takimin që kishte me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak para udhëtimit në Gjilan.

“Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit”, ka shkruar ai.

 

Më 9 mars të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 50 milion eurove për ti subvencionuar bujqit.

Qeveria ndan 50 milionë euro për subvencione në bujqësi, 5 milionë euro për naftën e bujqve