Kurti paralajmëron reciprocitetin ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ekzekutivi kosovar po përgatitet për zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ai njoftoi se u ka shkruar të gjitha qeverive të Bashkimit Evropian, ku edhe i ka lajmëruar për, siç tha ai, “11 shkeljet që po i bën Serbia me barriera sistematike dhe sporadike”.

Kurti ka njoftuar se si qeveri u janë drejtuar me letra të gjitha qeverive të Bashkimit Evropian.

“Unë iu kam shkruar letër të gjitha qeverive të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm. Unë po pres përgjigjet e tyre dhe reciprociteti do të vendoset për shkak se nuk ka ndryshe, s’ka barazi pa reciprocitet. Mirëpo, me ministren tonë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe me doganat tona, që në këtë pranverë e kanë drejtorin e ri po përgatitemi që ta zbatojmë me sukses atë. Asnjë qeveri e mëhershme nuk ka zbatuar reciprocitet, ne kur ta zbatojmë reciprocitetin nuk guxojmë të dështojmë. E kemi theksuar edhe reciprocitetin tek të drejtat e pakicave”, tha Kurti të martën para gazetarëve në Tiranë.

Këto deklarime kryeministri Kurti i bëri pas një takimi me kancelaren, Angela Merkel sot gjatë ditës në Tiranë.

Kryeministri Kurti e premton edhe njëherë vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, por nuk përmend asnjë data

Kryeministri Kurti e kishte paralajmëruar vendosjen e reciprocitetit brenda javësh pasi që ai të bëhej kryeministër.

Mirëpo, reciprociteti nuk është vendosur as tani, 5 muaj më vonë.

Në qeverinë e tij të parë, Kurti kishte vendosur reciprocitetin me Serbinë, por i njëjti ishte hequr nga pasardhësi i tij, Avdullah Hoti qysh në ditët e para të Qeverisë.

Rrena e Albin Kurtit, nuk e vendosi reciprocitetin me Serbinë siç kishte premtuar