Kurti para deputetëve të rinj: Rinia pjesa më energjike e shoqërisë, arsimi të lidhet me tregun e punës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë ditën ndërkombëtare të rinisë ku edhe foli para grupit të deputetëve të rinj në Kuvendin e Kosovës.

Kurti para të rinjve tha se rritja e cilësisë së arsimit është një nga hapat kryesor që duhen bërë.

Ai po ashtu potencoi se rinia është pjesa më energjike e një shoqërie.

“Qëllimi i këtij takimi është marrëdhënia politike e ekonomike me rininë. Duhet të mbajmë në mendje këto gjëra. Masa rinore është masa me e madhe energjike. Në vendin tonë rinia është masa më e madhe njerëzore”, tha Kurti.

Kurti më tej shtoi se rinia është ajo që do vuaj gabimet e qeverisë.

“Rinia është pjesa e popullsisë që do vuante gabimet tona. Rinia do ketë më dorë fatin tonë. Jemi të përgjegjshëm për ecurinë e prodhimit e punësimit në botë. Posedojmë talentin dhe energjinë e shoqërive të përparuara, pasi talenti nuk njeh etni e shoqëri”, theksoi ai.

Sipas Kurtit, prioritet duhet të jetë lidhja e arsimit me ekonominë dhe tregun e punës.

“Lidhja e arsimit me ekonominë dhe arsimit profesional me tregun e punës. Kjo është shumë e rëndësishme. Diploma nuk sjell vende pune, na duhet sistem dual praktikë dhe teori. Duhet të kryqëzojmë pjekurinë politike dhe pasionin rinor”, shtoi ai.

“Puna me rininë i ngjan punës me natyrën, duke e mbrojtur rininë e mbrojmë shoqërinë e vetveten. Investimi në rini është investimi më afatgjatë”, vazhdoi Kurti.

Kryeministri më tej shtoi se qeveria duhet të sjell investime të cilët do krijonim mundësi për rininë.

“Ne duhet te sjellim investime, qeveria duhet të shoh projektet e investimeve të mëdha. Individët bëhen më të zotë dhe më të mirë kur janë bashkë. Secili prej jush kur vjen në skenë  publike bëhen shembull për dikë”, tha ai.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci tha që rinia në Kosovë ka shumë sfida.

Kemi shumë sfida dhe punë për të bërë duke fillu prej shkollimit të hershëm e tutje.

“Duhet të mos i harrojmë arritjet që i kemi brenda vendit tonë. Plot të rinjtë shpesh më thonë se këtu nuk ka asgjë dhe duan të ikin, duhet të rrinë këtu dhe së bashku ti krijojmë kushtet. Rinia nuk është vetëm e ardhmja por edhe e tashmja”, tha ajo.

Sot grupi i Deputetëve të Rinj në Kuvendin e Kosovës është duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë