Kurti: Pabarazia është krijuar nga burrat

Agjencia për Barazi Gjinore me rastin e 8 marsit ka organizuar një diskutim, në të cilin ka marrë pjesë edhe shefi i ekzekutivit, Albin Kurti.

Edi Gusia, kryeshefja ekzekutive e kësaj Agjencie ttha se ky diskutim iu është dedikuar kujtimit të grave krijuese, artiste, profesoresha universitare dhe gazetare që thyen barrierat në fushat ku vepruan dhe ndërtuan historinë e vendit.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti ka thënë se janë falënderues dhe mirënjohës për kontributin e grave krijuese.

“Asnjë traditë e madhe krijuese nuk është bërë pa gratë. Të gjitha gratë në art kanë revociunalizuar jetën e tyre por edhe tonën gjithsesi” – tha kryeministri Kurti, duke shtuar se këto gra krijuese asnjëherë nuk duhet t’i harrojmë.

Kryeministri po ashtu ka folur edhe për pabarazinë gjinore.

“Vet problemi i pabarazisë është krijuar nga burrat” – ka thënë ai.

Ndër të tjera, në këtë ditë Kurti përmendi edhe nënat e dëshmorëve duke i vlerësuar ato.

Tutje kryeministri tregoi se statistikisht, bibliotekat në Kosovë frekuentohen më shumë nga gratë, por që librat më shumë janë të burrave autor, ndërsa Kurti tha se për librat që autore janë gra ka më shumë kritika, të cilat kritika ka thënë që vinë nga burrat.

Ky diskutim është i ndarë në tri panele ku pjesëmarrëse kanë qenë figura të njohura përfshirë këtu profesoresha, regjisore, soprano, shkencëtare e gazetare të ndryshme.