Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti - opozitës: Mund t'ju jap ide si të na kritikoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shfaqur sot kritik ndaj opozitës në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Kurti duke folur për çështjen e reciprocitetit tha se duhet më shumë kohë që të zbatohet një gjë e tillë, derisa shtoi se nuk ka nevojë për votat e opozitës.

“Sa për votat e opozitës edhe në këtë aspekt nuk kam nevojë”, tha Kurti,

E Kurti madje u shpreh i gatshëm që t’i ndihmojë opozitës për formën e kritikave, që sipas tij nuk po janë të aftë ta bëjnë.

“Ne kemi problem të madh me juve, sepse jeni të paaftë për të bërë kritikë. Qeverisja demokratike ka nevojë për kritikë të opozitës, të cilën s’po e shohim e as s’po e dëgjojmë. Andaj, më lejoni që ta shpreh gatishmërinë time për bashkëpunim edhe në këtë drejtim. Unë mund t’ju japë ide se si të na kritikoni, mirëpo ju duhet ta kërkoni një gjë të tillë”, shtoi Kurti.