Foto: KALLXO.com

Kurti nuk shkon në fushatë më veturë zyrtare (FOTO)

Sonte, dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë po mban tubim zgjedhor me të rinjtë e kësaj komune.

Zgjedhjet në Podujevë do të mbahen më 15 mars, ndërsa kandidat i LVV-së për kryetar të kësaj Komune është Shpejtim Bulliqi.

Në këtë takim me të rinjtë llapjanë po merr pjesë edhe kryetari i LVV-së dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë ngjarje elektorale, Kurti nuk ka ardhur me veturë zyrtare.

Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës do të mbahen më 15 mars.

Në garë janë edhe kandidatët e LDK-së, Nexhmi Rudari dhe ai i PDK-së, Naim Fetahu.

Zgjedhjet mbahen pasi që ish-kryetari Agim Veliu u emërua në postin e ministrit të Punëve të Brendshme.