Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti: Nuk më takon mua të kërkoj garancion për ish-drejtuesit e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk mund të kërkoj nga një shtet tjetër të ofrojë garancinë për ish drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët janë në Hagë.

Ai ka potencuar ish drejtuesit e UÇK-së i kanë mbrojtësit ligjor.

“Nuk mund të kërkoj unë nga Kroacia për garanci, aty ka një proces juridik. Ata që janë në burg i kanë mbrojtësit e tyre ligjor, të cilët e udhëheqin mbrojtjen, pra nuk është shteti në gjyq, andaj nuk më takon mua të marr këso hapa. Do të ishte gabim edhe për mua, por edhe për luftëtarët e UÇK-së që i kemi në burg”, tha thënë Kurti sot në konferencën për media.