Albin Kurti - Foto: ZKM

Kurti: Nuk frikësohem, kërcënuesit e kanë pasur me Gjykatën Kushtetuese jo me mua

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një konference për media ka folur për kërcënimin e djeshëm që e kishte marrë nga një organizatë.

Kurti deklaroi se ai nuk frikësohet, por thotë se kërcënuesit nuk e kanë pasur me të, por me Gjykatën Kushtetuese.

“Unë nuk frikësohem, siç e dini ju të gjithë. Jam në punë përditë. Prej këtu do të shkoj në Llap. Për gjendjen e sigurisë sime, nuk e vlerësoj unë, janë organet kompetente, janë siguria dhe mbrojtja e kryeministrit që e bën një gjë të tillë”, u shprehë Kurti

“Ata që më kanë kërcënuar mua, nuk mund ta kenë pasur me mua, sepse e dinë që te unë nuk funksionojnë tek unë, ata e kanë pasur me Gjykatën Kushtetuese sepse duket se është në panik presidenti që po e di se po i humbet rasti”, tha në mes tjerash kryeministri në detyrë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte njoftuar të martën në mbrëmje se është kërcënuar nga një grup që veten e quan “Garda Vullnetare Shqiptare”.

 

Albin Kurti: Jam kërcënuar nga “Garda Vullnetare Shqiptare”