Kurti nuk e tregon vlerën e koeficientit të pagave, thotë se shpejt do të përllogaritet

Kryeministri Kurti ka folur për Ligjin e Pagave dhe vlerën e koeficientit, duke thënë se qeveria nuk po e mbanë të fshehur.

Vlera e koeficientit përmes të cilit caktohen pagat e zyrtarëve publikë pritet të përllogaritet së shpejti, tha shefi i ekzekutivit në konferencë për media.

“Koeficienti nuk po mbahet i fshehur, ai duhet të përllogaritet, ne me ligjin për pagat e kemi rregulluar meritokracinë, transparencën, tash duhet të përllogaritet koeficienti, ai do të përllogaritet shumë shpejt, nuk ka asgjë këtu që të mbahet fshehur, i takon Administratës Publike, përkatësisht Ministrisë së Financave”- tha kryeministri Kurti.

Ligji për Pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, me 22 dhjetor 2022.

Ky ligj mbrëmë është publikuar në gazetë zyrtare dhe sipas legjislacionit ligji hyn në fuqi një muaj pas publikimit.

Gjatë janarit, qeveria pritet ta caktojë vlerën e koeficientit të pagave