Foto: ZKM

Kurti nuk e komenton dorëheqjen e Latifit, thotë se do ta takojë sot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sot do ta takojë ministrin e e dorëhequr të Shëndetësisë, Rifat Lafiti.

Kurti nuk pranoi pyetje për arsyet e dorëheqjes së ministrit, ose edhe zëvendësimin e tij me dikë nga Lista ‘Guxo’.

“Do ta takoj ministrin Lafiti sot, dhe asnjë pyetje e gazetarëve nuk do të mbetet pa përgjigje nga Qeveria e Kosovës” – tha ai.

Më 6 tetor, ministri i Shëndetësisë ka ofruar dorëheqjen e tij derisa ende nuk ka pasur ndonjë deklarim për këtë çështje.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes”- thuhet në letrën që Latifi i dërgoi kryeministrit.

Latifi ishte emëruar në krye të Ministrisë së Shëndetësisë më 16 nëntor të vitit të kaluar, derisa u përball me kritika për udhëtime të shumta jashtë vendit dhe mungesë të rezultateve në përmirësimin e kushteve në shëndetësi.

Latifi për të marrë pozitën e ministrit të Shëndetësisë kishte ardhur nga SHBA ku për shumë vite e kishte zhvilluar profesionin.