Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti: Nuk e kam lexuar ende raportin për Ujmanin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se ende nuk e ka lexuar raportin e ShBA-ve rreth menaxhimit të Liqenit të Ujmanit.

Kurti në një prononcim të shkurtër për gazetarët ka thënë se ekipet profesionistët do të merren me këtë çështje.

“Nuk e kam lexuar ende raportin. Ne kemi zyrtarët profesionist që merren me këtë gjë. Kur ta kemi trajtuar do ta merrni përgjigjen”, u shpreh shkurt kreu i ekzekutivit kosovar.

Kurti u pyet nga gazetarët edhe për çështje të tjera siç është ajo e liberalizimit të vizave nuk është përgjigjur.

Më 23 qershor, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës raportin e Departamentit amerikan të Energjisë rreth menaxhimit të Liqenit të Ujmanit.

Ky raport ka nxjerrë katër rekomandime për të përmirësuar sigurinë e sistemit të furnizimit me ujë nga Ujmani.