Kurti njofton qytetarët për pagesat që mund t`i bëjnë përmes Postës së Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë pagesën e energjisë elektrike në një nga pikat e Postës së Kosovës.

Përmes një postimi në ‘Instagram’, kreu i ekzekutivit ka thënë që në Postën e Kosovës çdo ditë mund të bëhen pagesat e faturave të ujit, energjisë eklektike, mbeturinave, e qytetarët mund t`i kryejnë këto obligime në kuadër të orarit të përcaktuar nga shifra e parafundit e numrit personal.

“Në Postën e Kosovës mund të bëhen pagesat e faturave të energjisë elektrike, ujit, mbeturinat e kësti i tatimit në pronë. Posta punon çdo ditë të javës, pra edhe në fundjavë e gjatë festave zyrtare, deri në ora 22:30. Kjo është bërë që të përshtatet me lëvizjen e qytetarëve sipas shifrës së parafundit të numrit personal të kartës së identitetit. Sot, në Postën afër lagjes sime, bëra pagesën e energjisë elektrike dhe i falënderova të gjithë këta punonjës për punën e tyre”, ka shkruar Kurti.

Ditë më parë kryeministri Kurti ka postuar edhe disa fotografi ku shihej duke blerë artikuj ushqimorë në një nga maketet e kryeqytetit.

Përmes një postimi në ‘Instagram’, Kurti ka treguar artikujt e blerë, duke thënë që “ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet”.

“Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paradites prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet”, ka shkruar Kurti.

Kurti bën pazar