Kurti: Njerëzit nuk mund të paguhen për punën që nuk e bëjnë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha që njerëzit nuk mund të paguhen për punën që ata nuk e bëjnë, duke komentuar grevën në sektorin publik të nisur nga 25 gushti.
Në Gjakovë ku edhe u bë përurimi i abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, Kurti kërkoi nga mësuesit grevistë t’i kthen shkollës.
“Nga ana e qeverisë nuk ka urrejtje, hakmarrje e inati ndaj askujt, por një gjë duhet ta kuptoni, nuk mund të paguhen njerëzit për punën që nuk e bëjnë. Njerëzit duhet të paguhen që e bëjnë sipas meritës, kjo është çështje e ligjit dhe arsyes së shëndosh njerëzore. Kërkesat që njerëzit të paguhen për punën që nuk e bëjnë janë kthim i avazit të vjetër”, tha ai.
Sipas Kurtit në situatën aktuale duhet të mbizotrojë racionaliteti dhe duhet të respektohet Kushtetuta dhe ligjet.
“Unë e kuptoj që greva është instroment i sindikatave, mirëpo sindikatat vet nuk duhet të jenë instrument të bojkotit të qeverisë e shtetit. Shkolla është shteti, shkolla nuk bën të bojkotohet, shkolla duhet ta ketë edhe mësuesin e mësuesen, duhet ta ketë edhe nxënësin, mësimnxënien, me qenë se është e drejtë elementare për secilin fëmijë, edukimi, këtë e parasheh edhe Kushtetura edhe ligjet tona, prandaj unë shpresoj që do te mbizotroj racionaliteti dhe do të vazhdojë mësimi”, tha Kurti.
Sipas kreut të ekzekutivit është dëm që më 1 shtator, shkollat e Kosovës nuk po mbajnë mësim për shkak të grevës.
“Unë ju bëj thirrje, prindërve, nxënësve, arsimtarëve që ta kultojnë se jemi në një moment tjetër të rëndesishëm edhe histroik dhe kursesi nuk bënë të braktiset mësimi. Në vend se t’i bëhet grevë e bojkot shkollës duhet të bashkpunojmë që fmijet që janë e ardhmja jonë duhet të jenë të shkolluar. Është dëm që gëzimi i 1 shtatorit të shnëdrrohet në një politizim sindikal e hidhërim shtetror” – shtoi ai.
Sot ka filluar viti i ri shkollor në Kosovë, mirëpo në shumë shkolla mësimi nuk është duke vazhduar për shkak të grevës së mësimfhënësve dhe sherbyesve civil e cila ka filluar që nga 25 gushti.
Dje ministri i Financave tha që është bërë ekzekutim i pjesshëm i pagave për grevistët.
Kërkesa e sindikalistëve, është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.