Kurti nga Termocentrali 'Kosova A': Duam që qytetarët të kenë furnizim të mjaftueshëm dhe të lirë

Kryeministri i  Kosovë, Albin Kurti gjatë vizitë së tij në termocentralin “Kosova A” ka thënë se është njoftuar se ky termocentral është duke funksionuar me kapacitet të plotë.

“Synimi ynë në këtë krizë, që nuk është vetëm e jona është të dalim me sa më pak humbje dhe sa më shumë të bashkëpunojmë “, është shprehur ai.

Gjithashtu Kurti tha se janë të interesuar që çmimet të jenë të përballueshme  sepse sipas tij “e kemi popullin e varfër por edhe energjia elektrike është relativisht e lirë në Kosovë”.

“Ne nuk dehidrojmë që çmimi i energjisë të shtrenjtohet dhe shtrenjtimi eventual në të ardhmen ose blloqet e reja tarifore të cilat nuk janë në kompetencën tonë e as synim i yni sepse kanë të bëjnë me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë ”, tha Kurti,

“Gjithashtu ne duam që qytetarët të kenë furnizim të mjaftueshëm, por edhe të lirë. Por çmimet e larta në bursën ndërkombëtare për shkak të rritjes së çmimit të gazit natyror nuk janë në dorën tonë  “ shtoi ndër të tjera kryeministri Kurti.