Kurti: Nga realizimi i premtimit për shëndetin publik po kalojmë te ringjallja ekonomike

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se ekzekutivi të cilit i prin ka përgatitur një pako të re ekonomike e cila do të kontribuojë në zhvillim ekonomik.

Ai tha para gazetarëve të mërkurën se në 100 ditë qeverisje janë marrë 20 vendime më shumë se në Qeverinë Kurti I.

“Këto ishin 100 ditë të kthesës drejt zhvillimit. Për këto 100 ditë kemi 20 vendime më shumë si Qeveri e rikthyer se sa herën e parë. I kemi të gjithë treguesit qe na shpijnë drejt qëllimit tonë që të vaksinojnë 60 për qind të popullsisë deri në fund të vitit”, tha Kurti.

Ai tha se kanë mbajtur premtimin për shëndetin publik ndërsa tani do të kujdesen për zhvillim ekonomik.

“Nga realizimi i premtimit tonë për shëndetin publik tash po kalojmë sigurt drejt ringjalljes ekonomike dhe për këtë r kemi një pako të re”, tha Albin Kurti.