Kurti nesër në interpelancë në Kuvend për situatën në vend

Në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës do të ketë interpelancë, kryeministri i vendit Albin Kurti.

Sipas njoftimit të Kuvendit, interpelanca e Kurtit do të jetë për çështjen: “Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”.

Kjo seancë do të ketë vetëm këtë pikë në rend të ditës dhe do të mbahet me fillim nga ora 11:30.