Kurti: Nesër është dita 102 e Qeverisë, pastaj 103, 104 deri në zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rrjetin social ‘Twitter’ ka shkruar se qeverisja e tij në detyrë do të zgjasë deri në zgjedhjet e ardhshme.

Kurti ka shkruar se me gjithë sfidat me të cilat u përball, Qeveria e tij nuk është ndalur duke punuar për qytetarët.

“Megjithë sfidat me të cilat u përball qeveria jonë, ne nuk jemi ndalur dhe nuk do të ndalemi së punuari për qytetarët tanë. Nesër është dita 102, pastaj 103, 104..deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar kryeministri në detyrë Kurti.