Kurti në Trepçë, Njësia Speciale ende prezente aty

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë filluar takimin me menaxhmentin e ndërmarrjes “Trepça”.

Kjo vizitë e Kurtit në këtë ndërmarrje vije pas incidentit të fundit, ku menaxhmenti aktual pretendon se u sulmua nga ish kryeshefi, Rafet Ibishi.

Ndërsa dje Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në qytet paraburgim për ish-ushtruesin e detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Rafet Ibishi dhe katër personave të tjerë.

Ibishi të hënën rreth orës 10:00 u përfshi në një incident brenda hapësirave të objektit të Ndërmarrjes Publike. Ai, së bashku me katër punonjës të “Trepçës” dyshohet se sulmuan fizikisht u.d. kryeshefin e ri të kësaj ndërmarrjeje, Enis Abdurrahmani dhe drejtorin e Administratës, Besim Haxhiu.

 

Dyshime për keqpërdorime në “Trepçë”, dorëzohen dosje në organet e hetuesisë