Kurti në takim me Komandantin e FSK-së: Mbështetja për ushtrinë s'ka qenë asnjëherë më e madhe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes disa fotografive të shpërndara në llogarinë e tij në facebook, ka njoftuar se sot më 04.09.2024, është takuar me Komandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtnant Bashkim Jasharin, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin dhe me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin.
Siç shkruan ai, gjatë takimit është bisedur për planet dhe mbështetjen e Qeverisë dhe për zhvillimin e ushtrisë.
“Diskutuam planet dhe mbështetjen e Qeverisë që asnjëherë nuk ka qenë më e madhe e më e lartë. Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore, andaj po punojmë çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale”- thuhet në postimin e kryeministrit.
Më 12.06.2024, për nder të Ditës së Çlirimit, Kurti ka deklaruar se brenda tri viteve të fundit është dyfishuar buxheti për ushtri, është bërë rekrutimi i 1 mijë e 852 ushtarëve të rinj dhe këtë vit do t’i shtohen edhe 600 rekrutë tjerë.
Ai tha se gjatë viteve të fundit pati trefishimin në investimin për armatimin.
https://www.facebook.com/photo?fbid=1062912655202461&set=a.469157147911351