Foto: Kallxo.com

Kurti në takim me këshilltarët e Merkelit dhe Macronit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar takimin me një delegacion franko-gjerman, i përbërë nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.

Takimi ka filluar në orën 9:00 ndërsa është paralajmëruar se bashkëbiseduesit nuk do të mbajnë konferencë për shtyp.

Kjo vizitë e këtij delegacioni po ndodhë në kohën kur Administrata amerikanë po kërkon heqjen e menjëhershme të tarifës 100 përqind të vendosur nga Qeveria e Kosovës, në nëntor 2018, ndaj produkteve nga Serbia si dhe nga Bosnjë-Hercegovina.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni do të takohet edhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.