Foto; Zyra e Kryeministrit
Kurti në ShBA për Konventën Demokratike, s'ka takime në Departamentin e Shtetit
Mes mijëra pjesëmarrëve të tjerë demokratë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në ShBA me ftesë të Institutit Demokratik (NDI), për Konventën Demokratike të vitit 2024, si pjesë e Forumit Ndërkombëtar të Liderëve 2024, që po mbahet tre muaj para zgjedhjeve presidenciale në ShBA.
Se Kurti ka shkuar me ftesë të NDI-së, kishte bërë të ditur edhe Zyra e Kryeministrit. Kjo u konfirmua edhe nga Departamenti i Shtetit në një përgjigje për KALLXO.com.
Nga DASH thanë se nuk është paralajmëruar ose caktuar ndonjë takim mes kryeministrit Kurti me zyrtarë të Departamentit të Shtetit.
“Nuk kemi asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar”– shkruan në përgjigjen e DASH-it për Kallxo.com, më 20.08.2024.
Zyra e Kryeministrit kishte bërë të ditur se Kurti gjatë qëndrimit në ShBA do të mbajë takime dypalëshe, pa specifikuar se me çfarë zyrtarësh.
Deri më tani, shefi i ekzekutivit kosovar ka mbajtur takime me kongresistin James P. McGovern, kryetarin e Komitetit Kombëtar Demokrat, Jaime Harrison, në prani dhe të Presidentes së NDI, Tamara Wittes dhe kryetarit të Bordit Drejtues të NDI, Tom Daschle, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson, ish-ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde dhe ndër të tjerë edhe mërgatën kosovare në Amerikë.
Këto takime u bënë të ditura nga Zyra e Kryeministrit.
Në ditën e dytë të Konventës më 20.08.2024, mori pjesë në panelin e diskutimit me titull “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike”. Ngjarja u mbajt në Çikago, atje ku dhe po zhvillohet Konventa Kombëtare Demokratike, dhe u organizua nga NDI, si pjesë e Forumit Ndërkombëtar të Liderëve 2024.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, në këtë konventë po merr pjesë, Alush Gashi, i deleguar nga kryetari i partisë Lumir Abdixhiku.
Konventa do të zgjasë deri më 22.08.2024.
Konventa Kombëtare Demokratike është ngjarja zyrtare ku demokratët nga të 50 shtetet dhe territoret e SHBA do të mblidhen në Çikago për t’u mbledhur pas Zëvendës Presidentes Kamala Harris dhe Guvernatorit Tim Walz, të nominuarit tanë demokratë për President dhe Zëvendës President të Shteteve të Bashkuara.
Demokratët do të festojnë arritjet tona nën administratën Biden-Harris dhe do të hartojnë një rrugë për të ardhmen.