Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kalon në këmbë Urën e Ibrit në Mitrovicë – 10.09.2024 Foto: KALLXO.com

Kurti në Mitrovicë, kalon në këmbë mbi Urën e Ibrit - VIDEO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme, më 10.09.2024, ka qëndruar në veri të Mitrovicës, ku edhe ka zhvilluar takim me kryetarin e kësaj komune, Erden Atiq.

Nën masa të shtuara të sigurisë, Kurti ka kaluar në këmbë mbi Urën e Ibrit dhe është përshëndetur edhe me ushtarët e KFOR-it.

Kurti gjatë ecjes së tij mbi urë ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Vizita e Kurtit te Ura e Ibrit vjen pas deklarimeve të tij se ura duhet të hapet për qarkullim edhe të automjeteve, me gjithë kërkesën e ndërkombëtarëve që kjo gjë duhet të ndodhë në koordinim me ta.

Ndërkohë, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë – KFOR, ka rritur prezencën mbi urë.

Foto: Florinda Kelmendi, KALLXO.com
Foto: Florinda Kelmendi, KALLXO.com