Takimi i kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurti me Komisionerin e BE-së, Johannes Hahn, Foto: Albin Kurti - Twitter

Kurti në Gjermani kërkon më shumë fonde nga BE-ja

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn.

Në një publikim në Twitter, Kurti ka theksuar se integrimi në BE ka të bëjë me reforma të lidhura me vlerat e BE-së.

“Me treguesit e mirë të ekonomisë së Kosovës dhe performancën në sundimin e ligjit duhet të marrim më shumë fonde nga BE-ja. I kërkova Johannes Hahn, komisionerit të BE-së për buxhetin dhe administratën, më shumë mbështetje për arsimin dhe punësimin e të rinjve tanë”, ka shkruar Kurti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndrojnë në Mynih të Gjermanisë.