
Albin Kurti dhe Nikos Dendias, ministri i Jashtem i Greqise FOTO: ZKM
Kurti në drekë pune me ministrin e Jashtëm të Greqisë
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në drekë pune ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Gjatë kësaj dreke është diskutuar për perspektivat e avancimit, themelimit dhe fuqizimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Kurti dhe Dendias kanë folur edhe për procesin e normalizimit e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe propozimin franko-gjerman.
“Ata folën për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për propozimin evropian për Marrëveshje Bazë. Me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Dendias për takimin e 27 shkurtit në Bruksel dhe pritjet e Kosovës nga takimi i 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut”- thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Kurti i ka shprehur ngushëllime Ministrit Dendias për viktimat e aksidentit tragjik nga përplasja në mes dy trenave në Greqi.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias është takuar sot edhe me Presidenten Vjosa Osmani.
Presidentja Osmani sipas njoftimit për media të publikuar nga zyra e saj, ka vlerësuar angazhimin proaktiv të Greqisë në rajonin tonë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit grek për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.
Presidentja Osmani kërkoi nga ministri Dendias vazhdimin e mbështetjes së Greqisë për Kosovën