Kurti në debatin për grevën: Kërkesa partikulare nuk mund të maskohet

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, tha se me udhëheqësit e sindikatave kanë pasur takime dhe komunikim të vazhdueshëm dhe se janë zhvilluar mbi 30 takime. Sipas Kurtit nuk ka munguar bashkëbisedimi dhe dialogu social. Kurti, kërkesën e ka quajtur partikulare.

“Nuk është problemi te mungesa e komunikimit apo arrogancës e inateve por e kemi një mospajtim themelor sepse unë jam i bindur që në këtë krizë duhet të dalim përmes pakos që e mundëson përballje me inflacion e jo përmes kërkesave partikulare deri sa të votohet projektligji për paga i cili që nga dita e sotme në mëngjes është në diskutim publik”- tha Kurti.

Sipas tij dizajnimi i kërkesës është i pa pranueshëm.

“Kërcënim ose shantazh i dua kaq para për çdo muaj deri sa të kalon projektligji kështu nuk bënë për një kategori të caktuar. Ky lloj dizajnimi i kërkesës është i pa pranueshëm dhe ai 50 euroshi realisht është më i madh sesa përqindja e rritjes ekonomike kur përkthehet në pagën e mësimdhënësit të mësimit fillor-klasor”- u shpreh kryeministri.

Kurti tha se i kanë marr për bazë gjitha kërkesat jo vetëm të një sindikate dhe jemi përpjekur t`i akomodojnë në projektligjin që është në diskutim publik.

“Por për arsimin jemi kujdesur që të sigurojmë trajtim të barabartë të mësuesve klasor dhe lëndor në arsimin e mesëm të ulët t`i eliminojmë padrejtësitë ndaj shumë punonjësve të sektorit të arsimit”- shtoi Kurti.

Kurti tha se nuk ka inat ndaj asnjë sindikalistist.

“Kjo kërkesë kaq partikulare as nuk mund të maskohet e gjithsesi zbulohet me shprehjet vëlla. Ndihmom si vëlla, na ndihmo të dalim prej krizës si vëlla, ami 100 euro. Nuk bënë ashtu, nuk mundesh mu sjell me qeverinë e RKS në mënyrë private këto janë kohërat e kaluara. Marrëveshjet në të kaluarën kanë qenë private unë nuk bëjë ashtu”- tha kryeministri.

Kurti shtoi se takimi i fundit ishte me Këshillin Grevistë ishte me iniciativën e tij.

Kurti pas takimit me kryesindikalistët: Ka përfunduar koha kur kryeministri të bëhet si vëlla

https://kallxo.com/lajm/jasharaj-ska-marreveshje-greva-vazhdon/