Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Kurti: Në çdo takim me ndërkombëtarët, do t`ia kërkojmë borxhin Serbisë
10.2.2021 - 12:15
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me ardhjen e tij në krye të ekzekutivit, nuk do të ketë më pazare me Serbinë, e në të njëjten kohë, në çdo takim me ta dhe ndërkombëtarët do t`ia kërkojë borxhin Serbisë.
“Ne jemi të vendosur që ta nxjerrim Kosovën edhe nga korrupsioni i pushteteve të pasluftës por edhe nga pazaret me Serbinë, e cila i ka shumë borxh popullit të Kosovës edhe gjatë okupimit, edhe gjatë luftës. Serbia ka kryer krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, andaj ne do të përfaqësojmë me dinjitet Kosovën dhe në çdo takim ndërkombëtar apo të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët do t’ia kërkojmë borxhin Serbisë”, tha ai.