Kurti në Bruksel: Serbia bëri gjenocid, ne do të bëjmë padi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një prononcim para mediave pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar rreth padisë për gjenocid ndaj Serbisë.

Kurti ka theksuar se kanë filluar përgatitjet e para por që bëri thirrje për ndihmën edhe të partnerëve ndërkombëtar në këtë drejtim.

“Ne kemi filluar me përgatitjet e para të padisë për gjenocid ndaj Serbisë. Mirëpo, çdoherë kur e përmendim këtë gjë, jemi duke u bërë thirrje edhe institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve edhe partnerëve ndërkombëtar që të na ndihmojnë në dokumentim e në përgatitje sepse ka punë. Ka pasur gjenocid, e duhet të ketë edhe padi. Sa kohë do të marrë varet nga ekipet punuese dhe ekspertëve”, u shpreh Kurti.

Kurti mes tjerash se i kanë bërë katër propozime në takim, por shtoi se tri prej tyre janë refuzuar.

Njëra prej tyre ishte për çështjen e të pagjeturve.