Foto: ZKM

Kurti: Mund të ketë asociacion të komunave por jo në baza etnike

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është e gatshme për njohje reciproke me Serbinë, por kjo e fundit jo.

Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se njohja nga Serbia është në qendër të marrëveshjes në mes dy vendeve duke theksuar se Kosova po tregohet palë konstrutive.

I pyetur në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Kurti tha se nuk mund të ketë asociacion me bazë etnike.

“Unë jam gatshëm për njohje reciproke, Serbia nuk është. Njohja reciproke është në qendër të marrëveshjes, por përderisa Serbia thotë se nuk do të njohë Kosovën dhe Aleksandar Vuçiq thotë se nuk është e vërtetë Masakra e Reçakut, nuk ka gatishmëri nga ta. Dua dialog për marrëveshje jo dialog për dialog. Asociacioni nuk e ka kaluar Gjykatën Kushtetuese në Kosovë, mund të ketë asociacion të komunave por jo në baza etnike”, tha ai.