Kurti-ministrave: Nuk ka vend për relaksim
30.6.2021 - 15:16
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë u ka thënë ministrave se nuk ka vend për relaksim, teksa paraqiti draftin e parë të raportit 100 ditor të punës së Qeverisë.
“Vend për mjaftueshmëri dhe relaksim nuk ka, sepse njerëzit presin sa më shumë rezultatete. Qytetarët duan vende të reja të punës”, tha ai.
Kurti shtoi se nuk do që të dëgjojë krahasime se “sa mirë po qeverisim në krahasim me qeveritë e kaluara por se sa po qeverisim në krahasim më pritjet e qytetarëve”.
Kabineti qeveritar i drejtuar nga kryeministri Albin Kurti është duke mbajtur mbledhje tek po paraqet edhe raportin e punës për 100 ditëshin e Qeverisë.