Albin Kurti - Foto: ZKM

Kurti mesazh kundërshtarëve politikë: Mos e shpallni fitoren para kohe

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për mundësinë e krijimit të një qeverie të re.

Ai u ka bërë thirrje kundërshtarëve të tij politikë që të mos shpallin fitore.

“Zyrtarëve të shumtë shtetërorë u bëj thirrje që kurrsesi të mos e shpallin fitoren, sepse nuk ka vend për triumfalizëm, nuk mund ta humbim këtë lojë tashmë gati të fituar, në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Kushdo që shpall fitore para kohës, i ndihmon këtij armiku të padukshëm, Coronavirus”, tha Kurti në konferencë për media.

Ndërsa për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Kurti thotë se do ta presin, si qeveri në detyrë.

“Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese do ta presim në detyrë e me punë të shumta, e me luftimin e pandemisë”, tha në mes tjerash Kurti.