Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit, në ditën e parë të qëndrimit në Zvicër, Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shefin e Stafit, Luan Dalipi, Këshilltarin Politik për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu dhe Këshilltaren politike të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Gearda Demiraj do të jenë folës në Samitin e Investitorëve në Cyrih (Zürich), të organizuar nga Qeveria e Kosovës.