Kurti merr mbështetjen e dhjetë deputetëve nga komunitetet joshumicë

Pretendenti kryesor për Kryeministër, Albin Kurti, bashkë me disa deputetë të zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka takuar deputetët e zgjedhur nga komunitetet joshumicë në Kosovë, përveç atyre serbë.

“Të gjithë deputetët e komuniteteve jo shumicë, edhe një herë shprehën mbështetjen për Qeverinë Kurti dhe diskutimi u fokusua në të mirën e përgjithshme, në projektet që përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve, në mbështetje të atyre që kanë më shumë nevojë e në ketë mënyrë në të mirën e secilit”, është shprehur Arbërie Nagavci.