Kurti: Medalja e Krasniqit lartësoi vendin tonë, Kosova mbetet shtet i xhudos

Shefi i Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas fitores së medaljes së parë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Medalja e argjendtë u fitua nga xhudistja Distria Krasniqi, në ndeshjet për femra në kategorinë deri në 52 kg.

“Xhudistja e Uzbekistanit në minutin e fundit të finales i largohej Distrias duke e ruajtur epërsinë minimale gjersa kishte edhe një vërejtje” – tha Kurti.

Tutja si shtoi se Distria sot gjatë ditës fitoi tri ndeshje, të parën për 39 sekonda, të dytën për 66 sekonda e të tretën për 6 minuta e 10 sekonda – 2:10 sekonda në vazhdimin që quhet Golden Score.

“Jemi krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet Shtet i Xhudos. Të falemnderit Distria për gëzimin dhe shembullin që na jep” – u shpreh Kurti.

Xhudistja Krasniqi ka arritur të sigurojë medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ajo në finale u përballe me Diyora Keldiyorova të Uzbekistanit, me të cilën ka një humbje nga po aq përballje në karrierën e saj.

Në Olimpiadën e Parisit, Kosova po merr pjesë me nëntë sportistë: pesë xhudistë, një boksiere, një sportiste në atletikë dhe dy notarë.