Kurti me vetëm 401 euro në bankë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka deklaur pagën, pronën që e ka në emër të përbashkët me bashkëshorten dhe pagën vjetore në deklarimin e pasurisë për vitin 2022.

Sipas deklarimit, që bëhet për çdo vit në Agjencinë kundër Korrupsion, Kurti ka një pagë vjetore prej 12 mijë e 903 euro që i bie se për çdo muaj shefi i ekzekutivit kosovar paguhet nga 1 mijë e 75 euro në muaj.

Sikur viteve të kaluara, edhe këtë vit, Kurti ka deklaruar apartamentin në Oslo të Norvegjisë prej 67 metrave katrorë në vlerë prej 400 mijë eurove. Siç është përshkuar në formularin e pasurisë, pronësia e kësaj prone është në emër të bashkëshortes.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, që tani është shef qeverie, ka deklaruar si para të gatshme në bankë vetëm 401 euro e 65 cent. Ndërsa, sipas deklarimit, bashkëshortja e tij ka deklaruar 23 mijë euro, në një bankë në Oslo të Norvegjisë.

Kurti, i cili prej kur mori mandatin e dytë të qeverisë, ka ndërruar vendbanim. Tani, për qiranë e shtëpisë vetë Kurti paguan 250 euro në muaj. Për këtë ka dhënë edhe një shpjegim.

Deklarimi i pasurisë, Albin Kurti

“Banoj në shtëpi me qira, sipas kontratës te lidhur me qiradhënësin B. Z., ne afat prej 3 vitesh me mundësi vazhdimi edhe për një afat shtesë prej 3 vite me kushte të njëjta siç janë parashikuar në kontratëe. Qiraja është në shumë prej 250 euro në muaj”, thuhet në shpjegimin e Kurtit rreth qerasë për shtëpinë e banimit.

Në anën tjetër, bashkëshortja e kryeministrit Kurti ka deklaruar detyrime financiare në vlerë prej 290 mijë euro.

Deklarimi i pasurisë nga viti i kaluar nuk ka ndonjë ndryshim në këtë vit.

Albin Kurti rrogën më të madhe si kryetar i partisë se si kryeministër

www.kallxo.com