Kurti: Me Serbinë do të ketë reciprocitet të plotë, jam i gatshëm ta udhëheq dialogun

Kryeministri në ardhje, Albin Kurti në gjatë prezantimit të programit të tij, tha që në dialogun me Serbinë do të punojnë sipas standardeve ndërkombëtare dhe kushtetues.

“Do të kemi politikë të jashtme serioze dhe do të jemi qeveria e integrimit në BE. Politika jonë e jashtme do të udhëhiqet nga parimet e mishëruara në Kushtetutë dhe nga standardet ndërkombëtare në fushën e diplomacisë. Dialogu zhvillohet për çështjet e raporteve bilaterale dhe të fqinjësisë së mirë përfshirë këtu çështjen e të pagjeturve, repreacionet e luftës dhe okupimit si dhe suksesionit të Ish-Jugosllavisë si dhe njohjen e ndërsjellë”, tha ai.

Kurti u shpreh i gatshëm për të udhëhequr bisedimet me Serbinë.

“Me Serbinë do ta kthejmë reciprocitetin e plotë tregtar, ekonomik dhe politik. Jam i gatshëm që të udhëheq bisedimet, do të kem ekip gjithëpërfshirës në kuptimin politik,  etnik, shoqëror e profesional”, theksoi ai.