Foto: Elbert Krasniqi/ Facebook

Kurti me ministrin Krasniqi në Pejë, freskohen me birra

Një ditë pas zhvillimeve në 3 komunat veriore, kryeministri Albin Kurti, nën shoqërimin e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka shkuar në Pejë.

Kurti dhe Krasniqi kanë zgjedhur që ditën e parë të këtij vikendi ta kalojnë në Pejë duke pirë birra.

“Vizitë e frymëzim të artisti ynë i madhe, Sokol Beqiri. Bashkë me Kryeministrin, Albin Kurti, në Pejën tonë të bukur” – ka shkruar ministri në rrjetin social Facebook.

Foto: Elbert Krasniqi/ Facebook

Ndonëse sot situatë në Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan ishte e qetë, të premten situata atje ishte e tensionuar pas vendimit të kryetarëve të sapobetuar për të hyrë në objektet komunale për të ushtruar mandatin e tyre.

Me asistencë të policisë hynë brenda, e me shoqërim të tyre edhe dolën.

Ky vendim për të hyrë në objektet komunale u prit me protesta e barrikadim.

5 pjesëtarë të Policisë së Kosovës mbeten të lënduar e disa vetura të dëmtuara.

Kjo situatë nxiti edhe reagimin e sekretarit amerikan, Antony Blinken i cili kritikoi qeverinë për përshkallëzim të tensioneve në veri.

Përveç sekretarit Blinken, ishin edhe të gjithë ambasadorët e QUINT-it që reaguan ashpër në lidhje me situatën e krijuar, duke vënë gishtin në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti foli për situatën në veri disa orë më vonë, të shtunën në mëngjes, duke thënë se pavarësisht që i kupton shqetësimin e ngritura nga partnerët, çdo opsion tjetër do të ishte në kundërshtim me obligimet kushtetuese.

KALLXO.com ka raporuat sot gjatë gjithë ditës për zhvillimet në veri, të cilat ishin të qeta dhe pa ndonjë problem.

Ekipet e Policisë së Kosovës janë duke vazhduar t’i ruajnë objektet komunale në këto tri qytete.

https://kallxo.com/lajm/live-zhvillimet-ne-veri/