Kurti mbështet Shqipërinë dhe uron për fitore ndaj Kazakistanit

Kombëtarja e Shqipërisë është duke u përballur me kombëtaren e Kazakistanit në udhëtim në kuadër të “Ligës së Kombeve”.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se dëshira për fitore duhet të jetë shkas për urim dhe mbështetje për kombëtaren e Shqipërisë.

“Sot, në arenën ndërkombëtare, ndeshet kombëtarja jonë me Kazakistanin, përmes sportit tonë të dashur, futbollit. Dëshira jonë për fitoren e radhës së Shqipërisë duhet të jetë shkas për urim dhe mbështetje të pakushtëzuar për djemtë tanë, veçanërisht kur ata luajnë jashtë vendit”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shqipëria është në një grup me Kazakistanin, Bjellorusinë dhe Lituaninë.

Shqipëria në dy ndeshjet e kaluara ka humbur nga Lituania me rezultat 1 me 0 dhe ka fituar ndaj Bjellorusisë me rezultat 2 me 0.

Përpos Shqipërisë, sot edhe Kosova do të përballet me Slloveninë.