Kurti: Masakra e Rezallës është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
Familjarë të të zhdukurve kanë dalur sot në pikën kufitare në Merdare për të pritur trupat e viktimave të masakrës se Rezallës, cilët janë gjetur në varrezat masive në Kizhevak të Serbisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se masakra e Rezallës është dëshmi e gjenocidit dhe mizorisë së shtetit serb.
Kurti tha se ri takimi i këtyre familjarëve me eshtrat e më të dashurëve të tyre është i ftoft.
“Mungesa e përgjigjes për vendodhjen e të dashurve të tyre për tërë këto vite e ka rënduar jetën tuaj. E madhe është dhimbja e kësaj dite. I ftoft është edhe ky ri takim i familjarëve që po ju kthehen familjarët e dhimbshme është edhe dita për ata që ende nuk i kanë gjetur të dashurit e tyre të zhdukur. Ndonëse janë shumë të vogla fjalët tona ne duhet t’i përsëritim me zë të lartë që të dëgjohemi më shumë se ata që e mohojnë gjenocidin. Masakra e Rezallës është fakt i kryerjes së gjenocid të kryer të Serbisë në Kosovë Për këtë cështja e të pagjeturëve kemi insistuar në çdo takim me Serbinë që të shpalosen arkiva të tjera për varreza të tjera masive”, tha ai.