Kurti: Marrëveshjen e Thaçit nuk e gjeta në sirtar, ma dha një zyrtar i lartë i NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë që pikërisht në ditën kur është arritur marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe është arritur edhe një marrëveshje sekrete nga ana e Presidentit Thaçi.

“Atë ditë nuk kishim 1 marrëveshje ne Bruksel, por kishim 2 marrëveshje. Kishim një marrëveshje mes Thaçit dhe Daqiçt dhe kjo tjetra e cila ishte zotim i njëanshëm i ish-kryeministrit tash president, lidhur me FSK-në e cila pa dakordim paraprak nuk mund të shkojë në Kosovën Veriore siç thuhet, pa dakordim paraprak me KFOR-in”, ka thënë Kurti.

Në një konferencë për media Kurti ka thënë që duhet të sqarohet edhe kush e ka kërkuar një marrëveshje e barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

“Për neve është me rendësi që ta marrim vesh se kush e ka kërkuar një gjë të tillë, ne nuk besojmë që Brukseli e ka kërkuar një gjë të tillë, mund ta ketë kërkuar Serbia por kjo është një gjë që duhet të shqyrtohet”, tha ai.

Kurti ka treguar që këtë letër-këmbin nuk e ka gjetur në sirtarët e zyrës së tij por që i është dhënë nga një zyrtarë i lartë i NATO-s.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak më parë publikoi një letërkëmbim mes Hashim Thaçit dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në vitin 2013 ku Thaçi i garantonte se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të operojë në veri pa leje të KFOR-it.

Dosja e marrëveshjeve sekrete të Hashim Thaçit që i ndalon FSK-së të shkojë në veri