Foto: ZKM

Kurti: Marrëveshja mes Serbisë dhe Rusisë duhet t'i alarmojë kryeqendrat perëndimore demokratike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja e fundit e bashkëpunimit mes ministrave të Jashtëm të Serbisë dhe Rusisë duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore demokratike.

Kurti shtoi se Serbia udhëhiqet nga një president i frikës e kërcënimit që nuk e njeh Kosovën dhe krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit.

“Ne jemi qeveri demokratike dhe e shpresës, ndërkohë që përballemi me fqinjin tonë verior që udhëhiqet nga një president i frikës dhe kërcënimit, që përpos që udhëheq me një shtet në mënyrë jodemokratike dhe nuk e njeh Kosovën dhe krimet që i ka kryer regjimi i Millosheviqit në Kosovë, mban lidhje të ngushta me federatën ruse, sikur u pa edhe së fundi me marrëveshjen e bashkëpunimit mes ministrit të jashtëm serb me atë rus, që duhet t’i alarmojë kryeqendrat perendimore demokratike” – është shprehur Kurti.

Lidhur me këtë marrëveshje ka reaguar edhe presidenca ku u kërkua që Serbisë t’i ndalet procesi i anëtarësimit në BE.

Blerim Vela, shef i Kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shkroi se Serbia po punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë.

 

Marrëveshja Serbi-Rusi, reagon Presidenca: Beogradi po harmonizon politikën e jashtme me Rusinë, t’i ndalet procesi i anëtarësimit në BE