Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Foto: LVV

Kurti: Madridi zyrtar të mos e krahasojë veten me Serbinë që kreu gjenocid në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Këshillin Atlantik  ka diskutuar rreth prioriteteve të politikave vendore, politikës së jashtme dhe agjendës së tij.

Me këtë rast, Kurti ka folur edhe për shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Si shembull ai mori Spanjën duke thënë se kjo e fundit nuk duhet të shqetësohet se mund të kemi ngjashmëri me Kataloninë, pasi Serbia kreu gjenocid ndaj Kosovës.

“Edhe nëse këto vende si Spanja shqetësohen se rasti i Kosovës mund t’i ngjajë Katalonisë mendoj se Madridi zyrtar nuk duhet të krahasoj veten me Beogradin i cili bëri gjenocid në Kosovë. Ne kemi edhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që thotë se Kosova nuk ka bërë shkelje me vendimin për pavarësi”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, këto vende nuk duhet të frikësohen se Kosova mund të përdoret si precedent.