Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Kurti: Le t'i përvjelim mëngët dhe të fillojmë punët e mëdha që na presin
Qeveria e re në krye me Albin Kurtin ka mbajtur sot mbledhjen e saj ceremoniale.
Kryeministri Albin Kurti i tha kabinetit të tij qeveritarë se pret nga ta që në ditët në vazhdim të sjellin propozime konkrete.
Kurti tha që pret urgjent planin për menaxhimin e pandemisë po ashtu edhe planin për ringjallje ekonomike.
“Urime për mandatet që keni marrë secili prej jush, ju dëshiroj suksese dhe punë të mbarë. Po e fillojmë këtë mbledhje ceremoniale, jemi ende në një krizë shëndetësore dhe ekonomike. Duhet të veprojmë më urgjencë që të ulim rastet dhe të eliminojmë vdekjet e reja si rezultate i Covid-19. Do të punojmë si ekip por rezultati varet nga puna e secilit prej jush. Qytetarët presin punë dhe angazhim, përfaqësim të dinjitetshëm. Në ditët në vazhdim pres që secili nga ju të vijë më propozime konkrete. Pres që në tavolinën time të vijë urgjent plani për menaxhimin e pandemisë po ashtu edhe plani për ringjallje ekonomike. Le t’i përvjelim mëngët dhe të fillojmë punët e mëdha që na presin. Urime e suksese për të gjithë na priftë e mbara”, tha Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë.
Kreu i ekzekutivit paralajmëroi një mbledhje tjetër në këtë javë, në të cilën, siç tha ai, pritet të marrim vendime “siç i ka hije një kabineti qeveritar”.