Kurti 'lavdëron' punët e bordit të AKP-së

Kryeministri, Albin Kurti ka renditur katër sukseset e bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit që nga koha kur është zgjedhur.

Këto deklarata Kurti i bëri gjatë vizitës në këtë institucion.

Ai tha se ndër të arriturat e këtij bordi është identifikimi i aseteve që do të transferohen në fondin sovran e që janë rreth 1653 sosh.

Kreu i ekzekutivit shtoi se shkurtimi i shpenzimeve nga bordi dhe aktivizimi i ndërmarrjes, ‘Brezovica’ janë sukseset e tjera të bordit të AKP-së.

“Kemi pasur disa të arritura dhe suksese shumë të vlefshme për interesin publik, ekonomik e shtetëror. E para është përgatitja e strategjisë përmbyllëse të AKP-së. E dyta është identifikimi i aseteve që do të mund të transferohen në fondin sovran. 2 mijë e 364 asete të AKP-së janë analizuar dhe pas kësaj analize është vlerësuar që 1 mijë e 653 t’i barten fondit sovran. Suksesi i tretë janë shkurtimet e shpenzimeve në vlerë për mbi 2 milionë e 600 mijë euro dhe e fundit është aktivizimi i ndërmarrjes Brezovica”, tha ai.

Kuvendi zgjedh bordin e ri të AKP-së