Albin Kurti - Foto: ZKM
Kurti, lavdëron punën e qeverisë së tij: E çliruam potencialin e biznesit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes një info-grafike, ka publikuar të dhëna rreth qarkullimit të bizneseve dhe të hyrave në buxhetin e shtetit, tash e gjashtë muaj, periudhë të cilën Kurti e ka quajtur “dita e ndryshimit të madh”.
Sipas këtyre të dhënave, për këtë periudhë, qarkullimi i bizneseve ka shënuar ngritje për 30% ndërsa vetëm në tremujorin e dytë, rritja ka qenë 46%.
“Kjo rritje e aktivitetit ekonomik ka rezultuar edhe në performancë më të mirë në të hyra: 34% më shumë të hyra nga tatimi në të ardhurat e korporatave; 37% më shumë TVSh e mbledhur; 95% më shumë të hyra të mbledhura nga tatimi në pronë”, shkruan në info-grafikën e shpërndarë nga Kurti për publikun në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.
Në këtë info-grafikë, theksohet, se në përgjithësi të hyrat kanë shënuar rritje prej 33% e që është më e lartë sesa rritja e aktivitetit ekonomik “që nënkupton edhe zvogëlim të informalitetit”.
“Të hyrat që mblidhen brenda vitit po rriten me ritëm më të shpejtë sesa të hyrat që mblidhen në kufi”.