Albin Kurti

Kurti: Krimet nuk mund të mbeten në heshtje, e as të mbulohen me harresë

Më 17.02.2025, është mbajtur konferenca e parë shkencore nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se populli i Kosovës, i ka mbijetuar gjenocidit, spastrimit etnik dhe shkatërrimeve masive me mijëra të vrarë e të zhdukur, me mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale, me dënime të pa matshme materiale e shpirtërore.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës mbetet i palëkundur për të zbardhur të vërtetën dhe për të ruajtur kujtesën kolektive.

“Krimet nuk mund të mbeten në heshtje, e as të mbulohen me harresë. Andaj po vazhdojmë të flasim, të shkruajmë dhe të dëshmojmë derisa çdo krim të dokumentohet e ndëshkohet, derisa çdo viktimë të ketë drejtësi. Shteti i Kosovës mbetet i palëkundur për të zbardhur të vertetën, për të ruajtur kujtesën kolektive dhe për të garantuar që drejtesia të vihet në vend”- ka thënë ai.

Kryesuesi i këtij Instituti, Atdhe Hetemi ka theksuar se kjo konferencë dëshmon rëndësinë e arkivit vendor, si referencë të studiuesve vendor dhe ndërkombëtarë që mund të përdorin të dhënat si burim kredibil.

Hetemi më tutje ka thënë se kjo konferencë nuk ka fokus vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e vendit.

“Është detyrë e jona që të sigurohemi që e verteta të ruhet, të mbrohet dhe të kujtohet vazhdimisht. Ky proces garanton cilësinë dhe objektivitetin shkencor të artikujve që do të jenë pjesë e vëllimit të redaktuar, i cili synon të publikohet në njërën nga shtëpitë botuese më prestigjioze në botë si ‘Cambridge University Press’, ‘Routledge’, ‘Palgrave””- ka thënë Hetemi.

Rektori i UP-së, Arben Hajrullahu ka thënë se nëpërmjet bashkëpunimit ndërinstitucional me Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, përveç hapjes së një horizonti të ri për hulumtim e dokumentim, edhe do të kontribuojnë në ndërgjegjësimin e brezave të ri për të vërtetën historike.

Raporti 1-vjeçar i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë është prezantuar më 17.12.2024 në Qeverinë e Kosovës.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, ka thwnw se për vitin 2025 prioriteti kryesor mbetet funksionalizimi i plotë i Institutit, intensifikimi i përpjekjeve për grumbullimin e materialeve edhe në shtetet e rajonit, dhe zbatimi i projektit të digjitalizimi