Albin Kurti, perfaqesuesit danez ne Asamblene Parlamentare ne Keshillin e Evropes, Danimarka, 28.08.2024, foto: ZKM
Kurti: Kosova ka përmbushur standardet, kriteret, kushtet dhe parakushtet e për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar me një delegacion danez të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Në njoftimin e kryeministrisë thuhet se Kurti shprehu mirënjohje për delegacionin dhe angazhimin e tyre në përkrahjen e Kosovës.
Kurti në takim foli edhe për votën pro të përfaqësuesve danezë dhe të 82% të votave në favor të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të ftuar Kosovës të bëhet anëtare e plotë e organizatës.
“Kryeministri theksoi se ky rekomandim ishte një moment historik dhe i rëndësishëm, që reflekton përafrimin e Kosovës me standardet dhe parimet e Këshillit të Evropës” – thuhet tutje në komunikatë.
Tutje Kurti theksoi se si në tri shtyllat kryesore të Këshillit të Evropës(demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut) Kosova ka bërë progres si dhe ka kornizë ligjore të avancuar me ‘të drejta të zgjeruara për komunitetet pakicë’.
Kurti ka shtuar se Kosova meriton anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës, kjo pasi që sipas tij janë përmbushur standardet, kriteret, kushtet dhe parakushtet e nevojshme për anëtarësim.
Në takim u fol edhe për raportet e mira mes Kosovës dhe Danimarkës.